Disa karakteristika kyçe të qytetarisë aktive

Mund të identifikohen disa karakteristika kyçe të qytetarisë aktive:

- Pjesëmarrja në komunitet (përfshirja në një aktivitet vullnetar ose angazhimi me autoritetet e qeverisjes lokale)
- Fuqizimi i njerëzve për të luajtur rol aktiv në vendimet dhe proceset që i prekin ata, sidomos lidhur me shërbimet dhe politikat publike
- Njohuritë dhe të kuptuarit e kontekstit politik, social e ekonomik të pjesëmarrjes së tyre, në mënyrë që ata të mund të marrin vendime të informuara
- Aftësia  për të sfiduar politikat apo veprimet dhe strukturat ekzistuese në bazë të parimeve të tilla siç janë barazia, gjithëpërfshirja, diversiteti dhe drejtësia sociale.