Prioritetet e këshillave lokal në komunën e Deçanit për vitin 2022

Projekti: “Qytetariaktive dhe komuna përgjegjëse në Kosovë”

Organizata jo qeveritare Syri i Vizionit nga Peja, në kuadër të projektit “Qytetari aktive dhe komuna përgjegjëse në Kosovë” ka mbajtur takime me kryetarët e këshillave lokal në gjashtë (6) komuna ku ky projekt shtrihet: Rahovec, Gjakovë, Deçan,Klinë, Istog dhe Pejë.

Qëllimi i këtyretakimeve me kryetarët e këshillave lokal ishte radhitja e prioriteteve, tri (3)deri në pesë (5) me të rëndësishmeve për lokalitetin e tyre, në mënyrë qëkomunat në investimet e tyre kapitale dhe planifikimet buxhetore për vitin 2023t’i përfshijnë këto prioritete duke ndikuar në përmirësimin e drejtpërdrejtë tëkushteve të jetesës dhe mirëqenien e banorëve dhe rritur transparencën einvestimet me përfshirjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve.

Duhet theksuar se nëtakimin me kryetarët e këshillave lokal nuk kanë marrë pjesë të gjithëkryetarët, pavarësisht ftesave të dërguara me kohë dhe mundësisë së ofruar qëprioritetet e tyre t’i adresojnë tek ne edhe me shkrim.

Prioritetet e dalanga takimi me kryetarët e këshillave lokal në komunën e Deçanit janë si mëposhtë:

 

Prioritet e këshillave lokal të dala nga pjesëmarrësit nëtakim

Kodrali

1.     Kanalipër ujitjen e tokave bujqësore diku 300 metra, i cili përfshin fshatrat Kodrali,Pozhar dhe Irzniq

2.     Ndërtimii dy kanaleve (vijave) për ujitje diku 2000 metra në lagjet Pepaj, Idrizaj dheGjonaj si dhe tjera në lagjen Rizaj dhe Vishaj me një gjatësi prej 2000 metrash

3.     Ndërrimii një rezervuari shtesë për furnizim më ujë të pijes

4.     Asfaltimii rrugicave në 9 lagje diku 5 kilometra.

 

Ratishë e Ulët

1.     Vazhdimii asfaltimit të rrugicave përbrenda fshatit diku 3 kilometra, nga ambulanta derinë fund të fshatit

2.     Ndërtimii digave “Seishtave” në përroin e Ratishës ku do të sigurohet ujitja për 50hektarë të tokës bujqësore/punuese

3.     Sigurimii ujit të pijes gjatë sezonit të verës

4.     Tensionii lartë i rrymës të vazhdohet prej Ratishe të Ulët në Dashinoc dhe Maznik

5.     Ndërtimii trotuarit për këmbësorë nga qendra e fshatit deri në shkollë, afro 900 metra

6.     Kanalizimipër ujërat e zeza

7.     Ndriçimipublik i fshatit.

 

Gllogjan

1.     Ndërtimii rrjetit të kanalit për ujërat e zeza

2.     Furnizimime ujë të pijes

3.     Ndërtimii trotuareve në lagjen Ahmetaj, Nimaj, Bajramaj e Zeqiraj

4.     Riparimii rrjetit elektrik në tërë fshatin, pasi ekziston rrjeti i vjetruar i vitit 1966.Të bëhet vendosja e shtyllave dhe telit të ri

5.     Ndërtimii kanaleve për ujitje në lagjen Ahmetaj dhe Zeqiraj dhe të vazhdohet deri tek“Arat e Mëdhaja” ku do të ujiten mbi 1000 hektarë tokë bujqësore/punuese.

 

Shaptej

1.     Ndërtimii trotuarit për nxënës nga shkolla e Gllogjanit deri në fund të fshatit me njëgjatësi prej 1 kilometri

2.     Ndërtimii rrjetit të kanalizimit për ujëra të zeza

3.     Riparimii rrjetit elektrik, gjegjësisht ndërrimi i shtyllave dhe rrjetit/telave

4.     Furnizimime ujë të pijes

5.     Asfaltimii rrugicave të fshatit diku 1.5 kilometra.

 

Deçan qyteti

1.     Riparimii kanalit të ujitjes nga qendra e qytetit deri te Manastiri, i cili ka një gjatësidiku deri 2 kilometra

2.      Ndërtimi i kanalit për ujitje në lagjen Kuqidhe Osaj, diku 2 kilometra

3.     Përmirësimidhe lehtësimi i sistemit/procedurave të tokave për subvencionim

4.     Rregullimii mulliri të Pazari i Vjetër i Ibërhysajve.

 

Dashinoc

1.     Të bëhetvendosja e rrjetit të tensionit të lartë në Ratishë, Dashinoc dhe Maznik (tensionii lartë) linjë e re

2.     Asfaltimii rrugicave të fshatit - diku 5 rrugica në lagjen Sokolaj, 800 metra, Gjokaj,300 metra, rruga e Kronit dhe ajo e Lugut

3.     Kanalii ujitjes prej shpërndarësit të ujit diku 1.5 kilometra, i cili siguron ujitjene mbi 50 hektarëve tokë bujqësore/punuese

4.     Furnizimime ujë të pijes.

 

Irzniq

1.     Ndërtimii rrjetit të kanalizimit për ujërat e zeza

2.     Ndërtimii kanaleve për ujitje në lagjen Dervishaj dhe Dobraj me një gjatësi 1.5 deri 3kilometra

3.     Ndërtimii kanalit Duraku

4.     Lirimii pronave publike nga uzurpimet që po bëjnë banorët dhe parcelizimi ngadrejtoria përgjegjëse/kadastër e gjeodezi

5.     Asfaltimii rrugicave në tërë fshatin, të cilat në total përbëjnë gjatësinë prej diku 2 kilometrash.

 

Prapaqan

1.     Rrjetii kanalizimit për fshatin

2.     Betonimii kanaleve të ujitjes diku 1200 metra

3.     Ndriçimipublik i fshatit

4.     Asfaltimii rrugëve në disa lagje si “Fusha e Thatë” diku 1 kilometër, Lagja Millaj - dyrrugica dhe tri rrugica në Lagjen Berishaj

5.     Ndërtimii trotuarit nga shkolla deri në fshat, diku 1 kilometër.

 

Lloqan

1.     Ndërtimii rrjetit të kanalizimit për ujërat e zeza

2.     Vendosjae orëmatësve për ujë të pijes në gjithë fshatin

3.     Asfaltimii pesë rrugicave përbrenda fshatit

4.     Rrugicabrenda fshatit

5.     Zëvendësimi/ndërrimii 50 shtyllave të rrymës në fshat.

 

Hulaj

1.     Vendosjae 24 shtyllave të reja të rrymës në fshat

2.     Ndërtimii dy kanaleve te ujitjes prej fshatit Pobërgjë deri të Hulajt diku 3 kilometra,dhe prej Lumbardhit deri në Lloqan për ta lidhur me pendën

3.     Asfaltimii disa rrugicave të fshatit - diku 500 metra gjatësi

4.     Vazhdimii kanalizimit nga Lagja Hulaj deri në Lumbardh.

 

Papiq

1.     Ndërtimii rrjetit të kanalizimit për ujëra të zeza

2.     Ndërtimii kanaleve për ujitjen e tokave bujqësore.

 

Ky dokument ështëhartuar në kuadër të programit “Qytetari aktive dhe komuna përgjegjëse nëKosovë” i cili zbatohet nga Syri i Vizionit, Communication For Social Development,EC Ma Ndryshe dhe Democracy Plus që kanë lidhur aleancë për zbatim të këtijprogrami i cili mbështetet financiarisht nga Olof Palme International Center.

 

Komuna: Deçan, shtator 2022