Prioritetet e këshillave lokal në komunën e Klinës për vitin 2022

Projekti: “Qytetari aktive dhe komuna përgjegjëse në Kosovë”

Organizata joqeveritare Syri i Vizionit nga Peja, në kuadër të projektit “Qytetari aktive dhe komuna përgjegjëse në Kosovë” ka mbajtur takime me kryetarët e këshillave lokal në gjashtë (6) komuna ku ky projekt shtrihet: Rahovec, Gjakovë, Deçan, Klinë, Istog dhe Pejë.
Qëllimi i këtyre takimeve me kryetarët e këshillave lokal ishte radhitja e prioriteteve, tri (3) deri në pesë (5) me të rëndësishmeve për lokalitetin e tyre, në mënyrë që komunat në investimet e tyre kapitale dhe planifikimet buxhetore për vitin 2023 t’i përfshijnë këto prioritete duke ndikuar në përmirësimin e drejtpërdrejtë të kushteve të jetesës dhe mirëqenien e banorëve dhe rritur transparencën e investimet me përfshirjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve.
Duhet theksuar se në takimin me kryetarët e këshillave lokal nuk kanë marrë pjesë të gjithë kryetarët, pavarësisht ftesave të dërguara me kohë dhe mundësisë së ofruar që prioritetet e tyre t’i adresojnë tek ne edhe me shkrim.
Prioritetet e dala nga takimi me kryetarët e këshillave lokal në komunën e Klinës janë si më poshtë:

Prioritet e këshillave lokal të dala nga pjesëmarrësit në takim
Krushevë e Vogël

1.    Mirëmbajtja e rrugëve
2.    Furnizimi me ujë të pijes dhe rregullimi i “bazenit” ekzistues afër varrezave të fshatit
3.    Riparimi i kanalizimit në pjesën e poshtme prej Radullovcit deri të restorant Pisha
4.    Riparimi i rrjetit të energjisë elektrik në fshat, pasi që ende ekziston rrjeti i vjetër
5.    Ndërtimi i parkingut tek varrezat e fshatit
6.    Shtrimi me zhavorr i rrugës nga rruga kryesore në lagjen Coli deri në fshat lartë e cilat lidhet me varrezat
7.    Shtrimi me zhavorr i rrugës fushore nga Ura e Drinit dhe të lidhet me rrugën e fshatit Videjë - 1diku kilometër.

Grapc
1.    Ndërtimi i rrjetit të kanalizimit për ujëra të zeza nga fshati Shtupel deri në lagjen Docaj - diku 2 kilometra
2.    Vazhdimi i rrjeti të ujësjellësit prej fshatit Shtupel
3.    Zëvendësimi i rrjetit të vjetër të rrymës me një të ri në fshat.

Jashanicë e Epërme

1.    Asfaltimi i rrugës “Afrim Haliti” me gjatësi diku 3 kilometra dhe gjerësi 5 metra si dhe trotuarit për këmbësorë përgjatë kësaj rruge
2.    Pastrimi dhe rregullimi i shtratit të lumit i cili kalon nëpër fshat
3.    Zgjerimi i rrjetit të kanalizimi në lagjen Kamberaj, Dangallaj, Gashi, Halitaj, Bullaki dhe Hoti dhe lidhja e këtyre lagjeve me rrjetin kryesorë
4.    Zgjerimi i rrjetit të ujësjellësit në Lagjen Kamberaj.

Pogragjë
1.    Pastrimi dhe rregullimi shtratit të lumit
2.    Largimi i shtyllës së rrymës mbi shtëpinë e familjes Toplana, ku rrezikohet jeta e anëtarëve të saj dhe vet shtëpia.

Jashanicë e Ulët
1.    Pastrimi dhe mirëmbajtja e gropës së kanalizimit - gropa e kanalizimit në Lagjen Avdijaj.

Bokshiq
1.    Rrjeti dhe furnizimi më ujë të pijes
2.    Zëvendësimi i shtyllave dhe telave të rrymës pasi që rrjeti është i vjetruar dhe shkakton telashe në furnizim
3.    Kyçja e Lagjes së Epërme në rrjetin e kanalizimit të fshatit
4.    Vendoja e ndriçimit publik përmes shtyllave ekzistuese
5.    Riparimi i rrugës “Te shkalla e Bokshiqit” e cilat lidhet me rrugën e Pejës.

Kpuz
1.    Ndërtimi i një ambulante të mjekësisë familjare e cila do të ofrojë shërbime shëndetësore më afër banorëve, pasi që distanca me QMF-në në Klinë është shumë e madhe.

Dollc
1.    Zgjidhja e problemit me furnizim më ujë të pijes në Lagjen e Epërme të fshatit, pasi që gjatë sezonit nuk kanë ujë lagjet Dedaj në Drenk dhe Lagja Frroku e Mirdita
2.    Përmirësimi i rrjetit të rrymës elektrike. Zëvendësimi i rrjetit të vjetër më të ri
3.    Rregulli i trafo stacionit të vjetër
4.    Marrja e aksionit për eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave përgjatë rrugës deri te “Vneshtat e Vishnjeve”
5.    Rregullimi i rrugës “Dëshmorët e Dollcit”
6.    Ndërtesa e ish-shkollës “Zgjimi” të kthehet në shtëpi të pleqve
7.    Riparimi i kanalizimit për ujëra të zeza në rrugën “Dëshmoret e Dollcit”.

Perçevë
1.    Trotuari prej hyrjes së fshatit deri në krye të fshatit - diku 1 kilometër
2.    Rrethoja e fushës së futbollit në shkollën e fshatit.

Gllarevë
1.    Furnizimi më ujë të pijes, pasi që ekziston rrjeti në fshat
2.    Shtrimi i rrugës me zhavorr në Lagjen Balaj e cila e lidh atë me fshatin 
3.    Asfaltimi i rrugës në Lagjen Veselaj me një gjatësi diku 200 metra
4.    Riparimi i rrjetit të tensionit të ulët të rrymës në Lagjen Veselaj dhe atë  Balaj, pasi që është në gjendje shumë të keqe
5.    Renovimi i shkollës së fshatit “Dëshmoret e Qëndresës”
6.    Ndriçimi në Lagjen Balaj - diku 25 shtylla ndriçuese
7.    Rregullimi i kanalizimit në Lagjen Morina.

Zabërgjë
1.    Rregullimi i rrjetit të rrymës elektrike në Lagjen Hodaj
2.    Asfaltimi i rrugës nga varrezat e fshatit Gllarevë me fshatin Zabërgjë – diku 300 metra.

Rixhevë
1.    Rregullimi trotuarit përgjatë rrugës kryesore magjistrale nga fshati deri në shkollën e Grabanicës.

Stapanicë
1.    Ndërtimi i një impianti për ujërat e zeza.

Klinavc
1.    Ndërtimi i një qendre rinore dhe aktivizimi i të rinjve të fshatit
2.    Ndërtimi i trotuarit në rrugën “Driton Vrankaj” e cila fillon nga Lagja “Zeqir Isufi” - diku 500 metra
3.    Largimi i tri shtyllave të rrymës të cilat rrezikojnë jetën e familjeve të kthyera në “Lagjen e Kthimit”
4.    Vazhdimi i ndriçimit prej Lagjes “Driton Vrankaj” deri te ajo “Shpresa Krasniqi”
5.    Vendosja e policëve të shtrirë në “Lagjen e Kthimit” dhe “Zeqir Isufi”.

Lagja mbi stacion të trenit
1.    Ndriçimi i lagjes
2.    Ndërtimi i trotuareve për këmbësorë.

Dedë dhe Stupë
1.    Ndriçimi i rrugëve të fshatit
2.    Ndërtimi i pendës së ujit në lum për furnizim me ujë të ujitjes
3.    Riparimi i pendës në Stupë/Kuqishtë
4.    Asfaltimi i rrugës nga rruga kryesore deri të “Lagja Krasniqi” dhe “Lagja Prekaj”.

Gremnik
1.    Riparimi i rrjetit të energjisë elektrike dhe trafo stacionit për pjesën e qendrës së fshatit
2.    Ndërtimi i kanalizimit dhe përfshirja e të gjitha lagjeve në rrjetin kryesor të kanalizimit
3.    Riparimi rrjetit të ujësjellësit dhe të vazhdohet kyçja e lagjeve nga rruga “Abedin Mulaku” deri në fund
4.    Rregullimi i rrugëve fushore me zhavorr. Janë tri rrugë me gjatësi diku 1000 metra.

Krushevë e Madhe
1.    Hapja dhe thellimi i shtrat të lumit “Drini i Bardhë” në Krushevë e Zllakuqan me një gjatësi prej diku 3000 metrash
2.    Ndriçimi i fshatit
3.    Asfaltimi i rrugës prej asaj kryesore deri tek varrezat e fshatit - diku 2500 metra
4.    Kanalet e ujitjes prej pendës në gjithë fshatin.

Cerrovik
1.    Furnizimi me ujë të pijes prej Pusit të Rainjës dhe mundësitë për furnizim nga burimet tjera
2.    Vendosja e policëve të shtrirë në disa lagje
3.    Ndërtimi i trotuarit nga shkolla deri të Lagja e Muhaxherëve - diku 1.5 kilometra
4.    Riparimi i rrjetit të kanalizimit dhe mirëmbajtja
5.    Ndriçimi i rrugës kryesore të fshatit.

Klinavci 2
1.    Shtrimi i kanalizimit në Lagjen Bojaj dhe lidhja e tij me rrjetin kryesor të fshatit
2.    Riparimi i rrjetit të rrymës në Lagjen Bojaj dhe Oruqi.

Grabanicë
1.    Rregullim i pendës, më saktësisht hapësirës së dëmtuar disa metra mbi pendë dhe afër saj
2.    Ndriçimi i rrugës kryesore të fshatit dhe lagjeve tjera
3.    Asfaltimi i të gjitha rrugicave nëpër fshat
4.    Vazhdimi i rrjetit të kanalit të ujitjes tek shtëpitë e Funiqve, Balecve edhe Arat e Berishve
5.    Ndërtimi i trotuarit për këmbësorë prej fshatit deri në shkollë, afër rrugës kryesore
6.    Riparimi i rrjetit elektrik në disa lagje
7.    Rregullimi i Përroit që kalon afër shkollës deri të ura e lumit (Bistricës)
8.    Ndërtimi i parkut te ish-mulliri dhe varrezat
9.    Rregullimi i rrugës fushore.

Ky dokument është hartuar në kuadër të programit “Qytetari aktive dhe komuna përgjegjëse në Kosovë” i cili zbatohet nga Syri i Vizionit, Communication For Social Development, EC Ma Ndryshe dhe Democracy Plus që kanë lidhur aleancë për zbatim të këtij programi i cili mbështetet financiarisht nga Olof Palme International Center.

Komuna: Klinë, shtator 2022