Punëtoria e radhës për hartimin e strategjisë avokuese u mbajt në Rahovec

Punëtoria e tretë për hartimin e“Strategjisë avokuese përkomunën e Rahovecit” u mbajt më 25 qershor nëRahovec në kuadër të projektit “Qytetaria Aktive”.

Të tri punëtoritë janë organizuar meqëllim të hartimit të një strategjie avokuese, e cila mbështet dhemundëson zbatimin e Strategjisë së Komunikimit për Komunën e Rahovecit. 

Syri i Vizionit në bashkëpunim meKomunën e Rahovecit e kanë parë të rëndësishme hartimin e një dokumentistrategjik i cili ndihmon në rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve nëtakimet publike, aktivizimin e grave, burrave dhe të rinjve si dhepërfshirjen e tyre në proceset vendimmarrëse.

Komuna e Rahovecit ka themeluar grupinpunues për hartimin e strategjisë avokuese me përbërje të përfaqësuesvenga kjo komunë dhe nga shoqëria civile, duke u mbështetur nga Syri iVizionit në këtë proces. 

Këto punëtori janë mbajtur në kuadër të programit "Qytetaria Aktive", i cili zbatohet nga Syri i Vizionit me mbështetje financiare nga Olof Palme International Center dhe SIDA.