Qytetaria aktive sfidë për Qeverinë dhe komunat


Prishtinë-19 dhjetor- Organizatajoqeveritare Syri i Vizionit nga Peja të enjten ka mbajtur konferencënme temën “Qytetaria Aktive” ku ka publikuar edhe një raport përmbledhësmbi punën qe ka bërë në fuqizimin e mbi qytetarinë aktive. Konferencaështë mbajtur në Prishtinë, ku kanë marrë pjesë përfaqësues të MAPL-së,Asociacionit të Komunave të Kosovës, Komunat e Rrafshit të Dukagjinit,shoqëria civile dhe përfaqësues të fshatrave dhe lagjeve të komunave tërajonit të Pejës dhe Prizrenit.

“Kosovës i duhet aktivizimiqytetarë dhe të gjithë ne duhet punuar shumë më shumë për të krijuarmundësi dhe hapësirë më shumë qytetarëve që të jenë pjesë e procesevevendimmarrëse dhe për të adresuar problematikat e tyre tek institucionetnë nivel lokal e qendror. Edhe pse është duke u punuar në këtë drejtimende mbetet një sfidë për institucionet në nivel lokal dhe atë qendror”,ka thënë Vlora Latifi nga OJQ Syri i Vizionit.

Në anën tjetër,Lumnije Demi, drejtoreshë e zyrës për komunikim me publikun nëMinistrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal ka thënë se “komunat i  kanë të gjitha mekanizmat ligjorë dhe mbështetjen e tyre për tërregulluar bashkëpunimin e tyre si komuna me liderët e fshatrave dhelagjeve urbane, për të qenë më transparentë dhe më llogaridhënës ndajqytetarëve,  por prapëseprapë këtu ka pasur një ngecje”.

“Pjesëmarrjae qytetarëve në proceset vendimmarrëse ka qenë mjaft e vogël, për çkane si Ministri ju kemi rekomanduar komunave që të krijojnë mekanizma përrritje të pjesëmarrjes së qytetarëve apo publikut në vendimmarrje”, kashtuar ajo.

Ndërkohë, zyrtarët komunalë të pranishëm në këtëtakim janë pajtuar me vlerësimet e ministrisë dhe të pjesëmarrësve tjerëse pjesëmarrja e qytetarëve është e vogël në vendimmarrje. Ndërsa, sa ipërket rregulloreve komunale për bashkëpunim mes komunave mepërfaqësuesit e fshatrave dhe lagjeve urbane, ata janë shprehur tëshqetësuar se edhe aty ku janë miratuar në disa komuna, nuk mund të  zbatohen në përpikëri.

“Ne si komunë e Klinës ende nuk e kemimiratuar atë, pasi që kryetarët që zgjedhen në fshatra dhe lagje duhett’u bëhet një lloj pagese apo stimulimi për angazhimin e  tyre për tëqenë aktivë”, ka thënë Ali Shala nga zyra ligjore e komunës së Klinës.

Zyrtarëtkomunalë të pranishëm në këtë takim kanë kërkuar nga MAPL-ja t’ikërkojë Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave të hartojë një linjëbuxhetore që komunave t’u mundësohet një stimulim apo pagesë përpërfaqësuesit apo të përzgjedhurit e këshillave lokale.

Në anëntjetër nga shoqëria civile dhe përfaqësuesit e disa fshatrave dhelagjeve urbane kanë thënë se patjetër duhet të stimulohen këta liderëapo përfaqësues, sepse tashmë askush nuk dëshiron që të japë mëkontribut vullnetar, por për të pasur një qytetari aktive dhe liderëaktivë që më kohë adresojnë problematikat e tyre drejt institucioneveduhet paguar apo stimuluar.

Shqipe Arifaj nga Asociacioni iKomunave ka thënë se komunave u është ofruar draft-rregullorja e gatshmeqë lidh drejtpërdrejt qytetarin me komunën, por disa ende nuk e kanëmiratuar. “Ne si Asociacion vazhdimisht u ofrojmë trajnime zyrtareve përt’i vetëdijesuar mbi rolin dhe rëndësinë e përfshirjes si dhebashkëpunimit të komunës më qytetarin dhe më shoqërinë civile në mënyrëqë komunat të jenë më transparente dhe më llogaridhënëse”, ka shtuarArifaj.

Përfaqësuesit e fshatrave dhe lagjeve të disa komunavekanë thënë se komunat dhe institucionet tjera duhet të jetë afërqytetarit qoftë në ofrim të informatave po ashtu edhe ofrim tëshërbimeve.

“Komunat duhet jenë më shumë në terren, të bisedojnëme qytetarët në ato zona ku ata jetojnë. Jo gjithmonë duhet që neqytetarët të shkojmë në komunë. Duhet gjenden forma që të stimulohemi qëedhe ne si përfaqësues me kohë t’i paraqesim problemet me të cilatballafaqohemi”, është shprehur Sejdi Baleci nga fshati Grabanicë eKlinës.

Në fund të konferencës kanë dalë disa rekomandime:

•    Komunat duhet të rrisin komunikimin me qytetarët përmes njoftimeve publike, takimeve të rregullta dhe përmes mediave,
•    Ministria e Financave në bashkëpunim më MAPL-në dhe komunat të krijojëmjete për stimulim të kryetareve të këshillave lokale,
•    Të rritet komunikimi i institucioneve komunale me ato qendrore dhe me shoqërinë civile në fuqizimin e qytetarisë aktive,
•    Institucionet duhet ofruar më shumë hapësirë dhe të krijojnë politikatë veçanta për fuqizimin dhe përfshirjen e femrës në vendimmarrje.